Flash News

Bota

Mbreti i Suedisë flet për përballimin e pandemisë: Kemi dështuar, nuk mbrojtëm dot të moshuarit

Mbreti i Suedisë flet për përballimin e pandemisë: Kemi
Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf

Mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf, ka komentuar menaxhimin që i është bërë situatës së pandemisë Covid-19 në vendin e tij. Ai është shprehur se vendi i tij ka dështuar sepse nuk ka arritur të mbrojë të moshuarit nga koronavirusi.

“Mendoj se kemi dështuar. Ne kemi një numër të madh të cilët kanë vdekur dhe kjo është e tmerrshme. Është diçka me të cilën vuajmë të gjithë”, tha ai.

Komentet e tij kanë ardhur pas konkluzioneve të paraqitura të martën nga një komision i pavarur që shqyrtoi trajtimin e pandemisë në Suedi. Në raport është theksuar se kujdesi për të moshuarit në Suedi ka mangësi të mëdha dhe autoritetet janë treguar të papërgatitura dhe të papajisura për të përballuar pandeminë.

Të fundit