Flash News

Bota

Mbyllet përkohësisht aeroporti i Mynihut në Gjermani, 6,500 pasagjerë mbeten të bllokuar

Mbyllet përkohësisht aeroporti i Mynihut në Gjermani, 6,500

Aeroporti i Mynihut është mbyllur sërish gjatë natës së kaluar, pasi u raportua prania e dronëve në zonë. Ky është incidenti i dytë i tillë brenda pak orësh, duke shkaktuar ndërprerje të shumta në trafikun ajror.

Një zëdhënës i policisë së aeroportit konfirmoi se të dy pistat u mbyllën si masë sigurie, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje. 

Sipas të dhënave të Flightradar24, problemet nisën pas orës 22:00 të së premtes, më 3 tetor. Që nga ora 22:50, më shumë se 30 fluturime hyrëse u devijuan, një pjesë e lidhjeve u anuluan, ndërsa disa nisje mbetën të pezulluara.

Kontrolli gjerman i trafikut ajror (DFS) kufizoi operacionet në aeroportin e Mynihut si një masë paraprake për shkak të pranisë së pakonfirmuar të dronëve. Zbulimi dhe mbrojtja ndaj tyre janë përgjegjësi e policisë federale dhe asaj shtetërore”, thuhet në një deklaratë të kompanisë që menaxhon aeroportin.

Ky është rasti i dytë në më pak se 24 orë që një nga aeroportet më të mëdha të Gjermanisë detyrohet të mbyllet për shkak të incidenteve me dronë.

Të fundit