Flash News

Bota

Mbytet anija në Tajlandë, 31 marinarë të zhdukur

Mbytet anija në Tajlandë, 31 marinarë të zhdukur

Një anije luftarake me mbi 100 anëtarë në bord u mbyt mbyt gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës. Autoritetet thanë se kishin shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit, por 31 ishin ende të zhdukur.

"Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë," tha një zëdhënës i marinës për BBC.

Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit dhe operacioni po vazhdonte të hënën, tha marina.

Zyrtarët thanë se anija u rrëzua pasi mori ujë. Ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes, por nuk mundën.

Anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan.

 

Të fundit