Flash News

Bota

Mbytet sërish një varkë me emigrantë në ishullin grek, detaje

Mbytet sërish një varkë me emigrantë në ishullin grek,

Të paktën një emigrant ka humbur jetën, pasi një varkë e vogël u mbyt në detin Egje, tha roja bregdetare greke. Dhjetë persona të tjerë u shpëtuan nga dy varka patrullimi pranë ishullit Kos. Pas marrjes së një telefonate, autoritetet greke thanë se i gjetën të 11 burrat në det.

“Sipas ekipeve të shpëtimit, nuk kishte persona të tjerë në bordin e varkës”, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Mbi 29,000 emigrantë kanë humbur jetën që nga viti 2014 në det teksa synonin të shkonin në Europë për një jetë më të mirë.

Incidenti vjen vetëm disa javë pasi të paktën 23 persona vdiqën kur dy varka me emigrantë u mbytën pranë ishujve Evia dhe Samos. Disa të tjerë mbeten të zhdukur.

Greqia është një nga destinacionet kryesore për emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme që kërkojnë të arrijnë në Evropë.

Roja bregdetare greke thotë se ka shpëtuar rreth 1500 njerëz në tetë muajt e parë të 2022, krahasuar me më pak se 600 vitin e kaluar.

Burimi: Euronews

Të fundit