Flash News

Bota

Mbytet varka me emigrantë në kanalin anglez, një i vdekur e 5 në gjendje të rëndë

Mbytet varka me emigrantë në kanalin anglez, një i vdekur e 5

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez.

Një operacion i përbashkët shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze kanë shpëtuar 50 persona, shkruan BBC.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover.  

Prefektura Detare e Francës e Kanalit dhe Detit të Veriut tha se gjashtë persona u dërguan me helikopter në një spital në Calais, ndërsa një person u shpall i vdekur më vonë.

 Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me gomone këtë vit.

Të fundit