Flash News

Bota

Me ndërmjetësimin e Francës, Biden pranon takimin me Putin

Me ndërmjetësimin e Francës, Biden pranon takimin me Putin

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim për bisedimet e ndërmjetësuara nga Franca me presidentin rus Vladimir Putin.

CNN raporton se takimido të ndodh pasi sekretari i Shtetit Antony Blinken do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov takohen më 24 shkurt. Sekretari i shtypit Jen Psaki tha se SHBA ka pranuar bisedimet për sa kohë që Rusia nuk përparon më tej me pushtimin e Ukrainës.

Zyrtarë të tjerë të SHBA-së bënë të qartë se nuk ekzistojnë plane, as për kohën, formatin apo vendndodhjen, për takimin e të dy liderëve.

"Ne jemi gjithmonë gati për diplomaci. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftën. Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë në Ukrainë shumë shpejt," tha Psaki në një deklaratë.

Samiti, sipas një deklarate të Pallatit Élysée, u propozua nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë bisedave telefonike të njëpasnjëshme me Biden dhe Putin të dielën.

Të fundit