Flash News

Bota

Me një fushatë të përqëndruar tek industria e naftës, opozita e majtë fiton zgjedhjet në Norvegji

Me një fushatë të përqëndruar tek industria e

Opozita e majtë e Norvegjisë e kryesuar nga lideri i Partisë së Punës, Jonas Gahr Store ka pasur një fitore bindëse në zgjedhjet e përgjithshme, pas një fushate të dominuar nga e ardhmja e industrisë së naftës në vend.

Me 97.5 përqind të votave të numëruara, Laburistët dhe katër parti të tjera të qendrës së majtë mund të kalojnë në një shumicë të kombinuar prej 100 vendesh, nga 81 aktualisht, raportojnë mediat e huaja.

Një minimum prej 85 vendesh kërkohen për të fituar shumicën në parlamentin me 169 vende.

Pozicioni i Norvegjisë si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Evropën Perëndimore ishte në qendër të fushatës zgjedhore, pasi raporti i gushtit mbi klimën nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) e vendosi çështjen në krye të axhendës.

Store kishte bërë thirrje për një kalim gradual larg ekonomisë së naftës, ndërsa të Gjelbrit kishin bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të kërkimit të naftës. Konservatorët gjithashtu kishin bërë thirrje për një kalim larg karburanteve fosile që e kanë bërë Norvegjinë të pasur.

Të fundit