Flash News

Bota

Me pranga në duar, Maduro dhe gruaja e tij transferohen nga qelia me helikopter drejt New York-ut

Me pranga në duar, Maduro dhe gruaja e tij transferohen nga qelia me

Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit nën akuza për trafik droge dhe armësh.

Maduro, i cili do paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e autokolonës, i veshur me uniformë kafe paraburgimi, dhe më pas u drejtua drejt një helikopteri.

Me pranga në duar, Maduro dhe gruaja e tij transferohen nga qelia me

Pranë tij, gjithashtu në paraburgim dhe i shoqëruar nga forcat e rendit, është një person që duket të jetë gruaja e tij.

Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, do dalin sot para një gjykate në Nju Jork, ku do të përballen me procedurat fillestare gjyqësore.

Me pranga në duar, Maduro dhe gruaja e tij transferohen nga qelia me

Burgu ku u transferua Maduro

Burgu MDC Brooklyn është themeluar në vitin 1994 dhe aktualisht strehon rreth 1,300 të burgosur, burra dhe gra. Ai është burgu kryesor federal në qytet për të mbajtur të paraburgosur që presin të dalin para gjykatave federale.

Në të kaluarën, ky burg ka strehuar figura të njohura si Ghislaine Maxwell, e dënuar për përfshirje në abuzime seksuale, këngëtarin e hip-hop Sean Combs, si dhe ish-presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernández, i cili ishte dënuar për trafik droge. Po ashtu aty mbahet dhe Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e një drejtuesi të kompanisë UnitedHealth Group, në pritje të gjykimit.

Të fundit