Flash News

Bota

Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet i kyçur brenda BE-së

Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në

Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit Evropian po e mban "të kyçur ", një dokument “non-paper”, në të cilin propozohen ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, sipas agjencisë austriake APA.

Kryeministri slloven Janez Jansa, vendi i të cilit mban presidencën e ardhshme të BE, ka propozuar, sipas raporteve të mëparshme të mediave sllovene, një vizatim të ri të kufijve në Ballkan.

"Pas një kontrolli të hollësishëm, duhet t'ju informoj se ne nuk mund t'ju japim juve akses në atë dokument," i përgjigjet Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit kërkesës së agjencisë APA, raportoi Tanjug.

U argumentua se publikimi i dokumentit të vetëm të mbajtur nga ky institucion i BE do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

"Nëse arrin të publikohet, duhet të mohohet"

Sipas mediave sllovene, ky dokument i nënshkruar me propozime për kufij të rinj në ish-Jugosllavi, duke anashkaluar rrugën zyrtare, iu dorëzua Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Sidoqoftë, kjo nuk u konfirmua kurrë dhe Jansa mohoi që qeveria sllovene të kishte lidhje me dokumentin. APA shton se dokumenti thotë se nëse propozimet arrijnë në publik, dokumenti duhet të refuzohet.

Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Evropian në 1 korrik dhe ka njoftuar se dëshiron t'i kushtojë vëmendje të veçantë afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit