Flash News

Bota

Media britanike: Putin do të japë dorëheqjen në janar, pasi vuan nga 'Parkinsoni'

Media britanike: Putin do të japë dorëheqjen në janar, pasi
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të largohet nga posti në 20 janar të vitit të ardhshëm, pasi vuan nga Parkinsoni. Kështu ka raportuar media britanike “The Sun”.

Vëzhguesit e Kremlinit raportuan për disa filmime ku shihej se këmbët e Putinit lëviznin përreth, ndërsa ai mbërthehej në krahun e karriges. Këto simptoma tregojnë se 68-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si njeriu më i fortë në Rusi ka simptoma të mundshme të Sëmundjes Parkinson.

Gishtat e Putin po ashtu dridheshin, teksa ai mbante një stilolaps dhe mbërthente një filxhan që besohej se përmbante një koktej barnash qetësuese.

Spekulimet se “mbretërimi” të tij 20-vjeçar,  i dyti vetëm pas atij të Stalinit, mund të jetë afër fundit u rritën në fillim të kësaj jave kur u hartuan ligjet për ta bërë Putin një ‘senator për jetë’ kur ai të jepte dorëheqjen.

Ndërkaq, analistët pohuan se ish-e dashura e presidentit rus, Alina Kabaeva, 37 vjeçe, po e lut atë që të lëshojë pushtetin e tij.

Legjislacioni i prezantuar nga vetë Putini po nxitej përmes parlamentit për t'i garantuar atij imunitet ligjor nga ndjekja penale dhe përfitimet e shtetit derisa të vdesë.  Shkencëtari politik i Moskës Profesor Valery Solovei nxiti spekulime të mëtejshme mbrëmjen e djeshme, kur tha se Putini mund të ketë simptoma të Parkinsonit.

Akademiku tha se ai gjithashtu e kuptonte që partnerja e Putinit, Alina po e bënte presion që të hiqte dorë, së bashku me vajzat e tij Maria Vorontsova, 35-vjeçe, Katerina Tikhonova, 34-vjeçe.

Solovei tha se: "Ka një familje, ajo ka një ndikim të madh tek ai. Ai synon të bëjë publike planet e tij të dorëzimit në janar".

Profesori u shpreh se së shpejti Putini do të caktojë një kryeministër të ri, i cili do të bëhet gati për t'u bërë pasardhësi i tij eventual. Sidoqoftë, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Kremlini që presidenti vuan nga sëmundja.  Stafi i presidentit në mënyrë të përsëritur ka hedhur poshtë thashethemet se ai po hap rrugën për një dalje politike.

Edhe vetë Putini ka publikuar rregullisht fotografi të tij që duket i aftë dhe i tonifikuar, duke shkuar për gjueti, qitje, hipur në kalë dhe duke luajtur hokej mbi akull.

Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, tha për lëvizjen e senatorit për jetën: "Kjo është praktika që po zbatohet në shumë vende të botës dhe është mjaft e justifikuar. "Kjo nuk është risi nga këndvështrimi i praktikës ndërkombëtare", u shpreh Peskov.

Media britanike: Putin do të japë dorëheqjen në janar, pasi

Media britanike: Putin do të japë dorëheqjen në janar, pasi

Të fundit