Flash News

Bota

Media italiane jep alarmin: 128 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe, mjaft me këto krime!

Media italiane jep alarmin: 128 emigrantë rrezikojnë të mbyten

Të paktën 128 emigrantë rrezikojnë të mbyten në brigjet e dettit Mesdhe. Lajmin e ka dhënë media italiane ‘La Repubblica’.

artikullin e së përditshmes italiane, shkruhet se fillimisht është dhënë alarmi për një gomone me 60 emigrantë në të, të cilët rrezikojnë të mbyten. Linja e emergjencës ‘Alarm Phone’ raportoi se një tjetër varkë me 68 refugjatë ka dhënë sinjal për rrezik mbytje.

Sipas ‘Alarm Phone’, varkat kanë shfaqur probleme ose me motorin ose shkak i rrezikut për fundosje është edhe moti i trazuar.

Por pak orë pas kërkesave për ndihmë, Alarm Phone shkruan në një postim të përditësuar në Tëitter: "Kemi humbur kontaktin me 60 personat në varkën e parë! Anija e mallrave Hafnia Malaça, e cila iu afrua varkës për ta ndihmuar, raporton një të mundshme. Mjaft me këto krime në det! Nuk ka kthim të paligjshëm nëLibi!,” shkruan Alarm Phone në Tëitter.

Dje, më në fund, në portin e Pozzalo, në Sicili 406 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan, kryesisht nga Afrika nën-Sahariane, Siria dhe Libia.

 

 

Të fundit