Flash News

Bota

Mediat amerikane: Agjentët izraelitë vrasin numrin dy të Al-Kaidës në Iran, atentati me urdhër të Shteteve të Bashkuara

Mediat amerikane: Agjentët izraelitë vrasin numrin dy të

Gazeta amerikane ‘The New York Times’ raporton se është ekzekutuar lideri i dytë në hierarkinë e Al-Kaidës, Abdullah Ahmed Abdullah.

Ai akuzohet për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë dhe u vra nga agjentët izraelitë në Iran.

Sipas gazetës, gjatë muajit gusht se agjentët izraelitë e kryen atentatin me urdhër të Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Iranit e kundërshtoi raportin dhe tha se nuk kishte “terroristë” të al Kaedës në tokën iraniane.

“Kohë pas kohe, Uashingtoni dhe Tel Avivi përpiqen ta lidhin Iranin me grupe të tilla duke gënjyer dhe nxjerrë informacione të rreme në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë për aktivitetet kriminale të këtij grupi dhe grupeve të tjera terroriste në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh vetëm disa orë pasi u botua raporti i New York Times.

Të fundit