Flash News

Bota

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëse ai mund ta godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, raportoi ditën e sotme Financial Times, duke cituar njerëz të informuar mbi diskutimet.

Duke cituar dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelensky, kjo media shkruan se presidenti amerikan e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse mund të godiste objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë nëse ai ofronte armë të afta për ta bërë këtë. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të mediave të huaja për koment.

“Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën?... A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?” tha Trump, sipas Financial Times.

Lajmi vjen ndërsa Trump duket se po përmirëson raportet me Ukrainën pas muajsh të tërë marrëdhëniesh të trazuara, duke i ofruar armë të përparuara vendit të shkatërruar nga lufta nëpërmjet një marrëveshjeje me NATO-n dhe duke e kërcënuar Rusinë me "tarifa të ashpra" nëse Putin nuk pranon një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Të fundit