Flash News

Bota

Meloni: Një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt, as të SHBA-ve

Meloni: Një luftë tregtare nuk është në interesin e

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka theksuar se një luftë tregtare nuk do të ishte në interesin e askujt, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të një pyetjeje të bëri nga media "XXI secolo".

Ajo ka komentuar shqetësimin e ngritur nga SHBA për një suficit tregtar dhe ka shprehur besimin se ky problem mund të zgjidhet në një mënyrë pozitive dhe pa përshkallëzim.

Meloni theksoi gjithashtu se kjo është një çështje që ajo tashmë e ka trajtuar, dhe e ka diskutuar pjesërisht me ish-presidentin Trump.

Kryeministrja italiane shtoi se Evropa po i drejtohet presidentit amerikan për të adresuar këtë çështje dhe se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e Italisë, një komb me ekonomi eksportuese.

Të fundit