Flash News

Bota

Meloni reagon pas dështimit të referendumit: Vendimi i qytetarëve respektohet

Meloni reagon pas dështimit të referendumit: Vendimi i qytetarëve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale pas zhvillimit të referendumit të dielën, i cili lidhej me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga qeveria.

Meloni theksoi se rezultati i votës është një vendim i qytetarëve italianë, dhe qeveria do ta respektojë plotësisht këtë zgjedhje. “Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim”, tha Meloni.

Ajo shtoi se Italia do të vazhdojë të ecë përpara “me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin dhe shtetin italian”.

Ky referendum konsiderohet një moment kyç për qeverinë italiane, duke shërbyer si test i besimit të publikut ndaj reformave kushtetuese të propozuara nga ekzekutivi.

Të fundit