Flash News

Bota

Menaxhimi i përbashkët i emigracionit, Meloni: BE të zbatojë angazhimet me çdo mjet të nevojshëm

Menaxhimi i përbashkët i emigracionit, Meloni: BE të zbatojë

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni i ka bërë sërish thirrje Bashkimit Evropian për menaxhim të përbashkët të emigracionit. U nënvizua fakti se ajo që u vendos në Këshillin Evropian në shkurt duhet zbatuar urgjent duke marrë shkas nga mbytja e anijes së pak javëve më parë në Coutro të Kalabrisë.

"Pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi në Coutro të Kalabrisë, më 26 shkurt, angazhimi i përbashkët për të dhënë një përgjigje të përshtatshme evropiane ndaj problemit kompleks të migrimit e bën edhe më urgjente nevojën për të zbatuar të asaj që u vendos në takimin europian të shkurtit”, thuhet në deklaratë.

“Siç është nënvizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, masat konkrete të rritjes së veprimit të jashtëm, bashkëpunimit të zgjeruar në drejtim të riatdhesimeve dhe ripranimeve, kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të zbatohen, duke përdorur nga ana e BE, të gjitha politikave dhe mjeteve të nevojshme”, shtoi qeveria italiane.

Të fundit