Flash News

Bota

“Çmendet” turisti, shfaqet lakuriq duke bërë xhiro me biçikletë

“Çmendet” turisti, shfaqet lakuriq duke bërë xhiro

Banorët  të Lanzarote (Spanjë) janë zemëruar pasi panë një turist duke ecur me biçikletë nudo.

Burri në pamje duket një person i moshës mesatare, duke pedaluar biçikletën e tij rreth orës 6 të mëngjesit të kësaj së shtune.

Burri në video po ecte afër një karburanti ndërkohë që një grua në një makinë pas tij e ka filmuar dhe ka publikuar pamjet.

Videoja është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta. Ky njeri ka acaruar vendasit e Lanzarotes pasi këta të fundit kishin organizuar një protestë që kishte të bënte me pushuesit të cilët prishin qetësinë publike.

“Kur ti mendon se i ke parë të gjitha dhe më pas shikon këtë” ka thënë gruaja ndërkohë që filmonte turistin në biçikletë nudo.

Të fundit