Flash News

Bota

Merkel do të takohet me Biden në korrik, Shtëpia e Bardhë tregon çështjet që do të diskutohen

Merkel do të takohet me Biden në korrik, Shtëpia e Bardhë
Joe Biden, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër, udhëheqësi i tretë i huaj që takon personalisht Presidentin Joe Biden në Uashington, që kur ai mori detyrën në fillim të këtij viti.

Takimi i nivelit të lartë, i planifikuar për në 15 korrik, "do të afirmojë lidhjet e thella bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë," tha sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

"Udhëheqësit do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, duke përfshirë përfundimin e pandemisë, ndryshimin e  klimës dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare", ka shtuar ai, raportojnë mediat e huaja.

Takimi i Merkel me Biden do të vijë pasi presidenti amerikan u takua me kryeministrin japonez Yoshihide Suga në prill dhe presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në maj.

Të fundit