Flash News

Bota

Merkel flet për aprovimin e vaksinës dhe tregon se kush do të vaksionohet fillimisht

Merkel flet për aprovimin e vaksinës dhe tregon se kush do të

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se vaksina anti-covid në Europë të aprovohet në muajin dhjetor ose “shumë shpejt pas ndërrimit të vitit”.

“Duhet të them se lajmet e ditëve të fundit rreth një vaksine janë shumë pozitive dhe ne mendojmë se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimet mund të fillojnë”, tha ajo.

Në takimin virtual me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kacelarja gjermane tha se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të BE, duke shtuar se "përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, pastaj shtresat".

Të fundit