Flash News

Bota

Merkel: Ndihma e shtetit për biznesin nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Merkel: Ndihma e shtetit për biznesin nuk mund të zgjasë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

“Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.

Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve, raporton Dpa.

Qeveria gjermane planifikon që të marrë hua edhe 180 miliardë euro vitin e ardhshëm.

“Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune”, tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit.

Të fundit