Flash News

Bota

Merkel: Vaksinat anti-Covid mund të jenë të nevojshme edhe për shumë vite

Merkel: Vaksinat anti-Covid mund të jenë të nevojshme edhe
Angela Merkel

Vaksinat anti-Covid mund të jenë të nevojshme edhe për shumë vite, deklaroi kancelaria gjermane Angela Merkel.

“Është e ngjashme me vaksinën e gripit”,  tha Merkel në Berlin pas një takimi mbi fushatën e vaksinimit të Gjermanisë.

Në takim ajo gjithashtu i doli në mbrojtje vonesave në procesin e vaksinimit në BE. Merkel shtoi se qeveria gjermane kishte marrë masat e nevojshme për t’u ofruar të gjithë gjermanëve një vaksinim deri në fund të verës, raporton DW.

Ajo shtoi se kishte arsye të ndryshme për ngadalësimin e ritmit të vaksinimit në Gjermani krahasuar me vendet e tjera. Kjo sepse Gjermania ka një kapacitet relativisht të kufizuar të prodhimit në krahasim me SHBA-në.

Kancelarja dhe drejtuesit e landeve në Gjermani u takuan të hënën për të diskutuar përmirësime të mundshme të programit të vaksinimit të vendit.

 

Të fundit