Flash News

Bota

Merkel zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në Britani, çfarë pritet të diskutojë me Boris Johnson

Merkel zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në Britani,

Kufizimet e udhëtimeve si pasojë e Covid-19 dhe tensionet pas Brexit janë fokusi i vizitës së fundit zyrtare të kancelares gjermane Angela Merkel në Mbretërinë e Bashkuar, para se ajo të lërë pushtetin në shtator.

Megjithëse ata janë të dy konservatorë dhe vizita pritet të jetë kryesisht miqësore, pikëpamjet e kancelares mbi këto çështje janë të kundërta me ato të kryeministrit britanik Boris Johnson, raportojnë mediat e huaja.

Pavarësisht nga suksesi i procesit të vaksinimit, Mbretëria e Bashkuar është përballur javët e fundit me një rritje të lartë të infeksioneve si pasojë e variantit Delta, i zbuluar fillimisht në Indi.

Merkel ka bërë thirrje që 27 vendet e BE-së të vendosin karantinë për vizitorët nga MB për të parandaluar përhapjen e variantit në të gjithë kontinentin. Ndërsa kryeministri britanik dëshiron që të heqë gradualisht detyrimin aktual për karantinë për udhëtarët plotësisht të vaksinuar.

Të fundit