Flash News

Bota

Merr fund pas 6 orësh pengmarrja në një klub nate në Holandë

Merr fund pas 6 orësh pengmarrja në një klub nate në

Merr fund pengmarrja në një klub nate në një qytet lindor të Holandës pasi autori ra në pranga.

Katër persona ishin marrë peng kur ai hyri në Café Petticoat, në Ede, të shtunën herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhte veten në erë, thanë mediat lokale.

Policia e armatosur evakuoi zonën, por tha se nuk kishte "indikacione për një motiv terrorist".

Një grup fillestar prej tre personash u la i lirë dhe i katërti doli rreth gjashtë orë pas fillimit të incidentit.

Pengët ishin të gjithë punonjës, tha pronari për gazetën De Telegraaf, ndërsa banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës u evakuuan dhe qendra e qytetit u mbyll.

Të fundit