Flash News

Bota

Merren peng disa persona në një klub nate në Holandë nga një person i armatosur

Merren peng disa persona në një klub nate në Holandë nga

Disa persona janë marrë peng në një klub nate të njohur në një qytet lindor të Holandës, thotë policia.

Një burrë ka hyrë në ambientet e Café Petticoat, në Ede, herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhte veten në erë, shkruan BBC.

Policia e armatosur evakuoi zonën, por tha se nuk kishte "asnjë indikacion për një motiv terrorist në këtë moment".

Më vonë ata thanë se tre persona ishin liruar, por "situata nuk ka përfunduar ende".

Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

 Njerëzit mbaheshin peng nga një burrë me armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare de Telegraaf, duke cituar burime anonime.

Pengët janë punonjës, tha pronari për gazetën.

Njësitë anti-eksploziv dhe policia me veshje mbrojtëse janë fotografuar në vendngjarje.

 

 

Të fundit