Flash News

Bota

Mes bisedimeve për paqe, Rubla arrin vlerën më të lartë sot pas një muaji rënie

Mes bisedimeve për paqe, Rubla arrin vlerën më të lartë

Rubla ruse është forcuar në nivelin më të lartë sot pas një muaji që filloi të pësojë rënie pas sulmeve në Ukrainë dhe sanksioneve nga vendet e tjera të botës. Rubla ka arritur sot në më shumë se 88 për dollar.

James Sillars - gazetar ekonomik i SkyNews - thotë se zhvillimi është një reflektim i optimizmit në tregje rreth një marrëveshjeje të mundshme paqeje/armëpushimi - por ruhet nga interpretimi i tepërt i saj.

"Është një masë shprese, me siguri," thotë ai.

"Por vlerat janë luhatur kaq shumë në javët e fundit sa tregjet po kapin çdo gjë. Çmimi i naftës bruto Brent është gjithashtu në rënie 7%. Është një situatë shumë e paqëndrueshme, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lexojmë shumë për këtë."

Të fundit