Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Mesazhi edhe nga samiti i BE: Pandemia nuk ka marrë fund, por shenjat janë pozitive

Shifrat e infektimeve bien, ato të vaksinimeve rriten. Pandemia në BE nuk ka marrë fund, por shenjat janë pozitive. Ky është mesazhi edhe nga samiti i BE. 100 milionë doza do jepen për vendet më të varfra.
Tendenca është pozitive. Numri i infektimeve me Corona po bie. Ky është mesazhi më i rëndësishëm sipas krerëve të qeverive dhe shteteve të BE. Treguesi i Coronës, numri i infektimeve të bazuara në teste është në rënie prej javësh në Europë. Shumica e shteveve të BE kanë filluar kthimin në jetën normale: hapjen e dyqaneve, gastronomisë, hapjen e teatrove, hoteleve apo shkollave. Të gjitha këto me rregulla shumë të ndryshme për testimin, kohën e hapjes apo kufizimet e lëvizjes apo detyrimin për maskën.
Sipas të dhënave të Autoritetit të BE për Mbrojtjen nga Pandemitë, ECDC treguesi për infektimet me Corona në shumë vende të BE qëndron nga 60-120. Vetëm në Francë, vendet baltike apo Suedi kjo shifër është dy herë më e lartë. Britania e Madhe, Finlanda apo Portugalia si edhe disa ishuj kanë vlera që lëvizin nga 30 deri në 60 infektime në javë për 100.000 banorë.
Nuk ka një procedurë të njësuar në BE, se si të veprohet me pandeminë, por një vlerësim të përbashkët. "Shpejtësia e vaksinimit është shtuar në të gjithë Europën, dhe kjo duhet të mbetet kështu. Së bashku me një gjendje më të mirë epidemiologjike, kjo na lejon që të hapim sërish shoqëritë tona. Megjithatë duhet të mbetemi të kujdesshëm", thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE.
Strategjitë e ndryshme të përdorura në luftë kundër virusit, nuk e shqetësojnë më BE. Në këto muaj të pandemisë u mësua leksioni, se politika shëndetësore është çështje kombëtare, e në shumë rajone mbetet edhe çështje rajonale. "Shifrat shkojnë në drejtimin e duhur, por vendet e BE kanë përvoja shumë të ndryshme me pandeminë", thotë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas për Deutsche Wellen. Tani duhet ta drejtojmë vëmendjen jo vetëm tek të sëmurët, por edhe tek njerëzit e papunë dhe pasojat psikologjike të Coronës.
Certifikata që do të lehtësojë udhëtimet
Në fund të samitit të BE, krerët e shteteve dhe qeverive u shprehën në mënyrë të përgjithshme për certifikatën digjitale të Covidit, se "përpjekjet për koordinim do të vazhdojnë deri në verë". Përcaktimi "certifikata e gjelbër e vaksinimit" u hoq, pasi sipas Parlamentit Europian ai ishte çorientues. Me këtë certifikatë digjitale nga 1 korriku do të mundësohet udhëtimi pa detyrime karantine apo formulare hyrjeje për të vaksinuarit, të shëruarit dhe të sapotestuarit. Po ashtu u vendos që të ketë përjashtime, sipas vlerësimeve shkencore për pandeminë. Nga ana tjetër çdo shtet vendos në fund vetë, se cilat rregulla vlejnë në territorin e tij me këtë certifikatë, si psh hyrja në një restorant, sallë koncerti etj. E qartë është vetëm, se BE do të verë në veprim platformën teknike për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit.
Të llogaritet edhe mundësia e varianteve të virusit
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE u shprehën për të riparë edhe njëherë rekomandimet për udhëtimin brenda BE deri në mesin e qershroit. Këtu bëhet fjalë për kufizime, në vendet, në të cilat shfaqen variantet e virusit Corona. "E dimë, se këtu duhet të diskutojmë më shpejt, për të reaguar më shpejt", tha kancelarja Merkel. Edhe rregullat për udhëtimet nga vendet e treta të BE do të rishikohen. Aktualisht ka kufizime të dyashme të ndryshme për të gjitha vendet e botës.
Heqja e këtyre kufizimeve varet në masë të madhe nga progresi i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se pritet që deri në fund të javës rreth 46% e të rriturve të jenë vaksinuar për herë të parë. Megjithatë brenda BE ka dallime të mëdha. Nëse në Bullgari janë vaksinuar 13,2% e popullsisë në Maltë kjo shifër është 60%.
Donacione për Covax
Në BE po rritet me shpejtësi numri i dozave të vaksinimit. Deri në fund të vitit pritet të prodhohen 2,6 miliardë doza, të cilat nuk do të nevojiten të gjitha për 450 milionë banorët e BE. Një pjesë e tyre do të dhurohen për fushatën botërore të vaksinimit Covax. Pjesën tjetër të dozave, Covax do duhet ta blejë me donacione të mbledhura në shtetet e pasura industriale, ashtu si ishte planifikuarnga BE dhe OBSH, kur u krijua para një viti Covax. BE ndjek synimin e ngritjes së kapaciteteve prodhuese në vendet e varfra. Idenë e SHBA për shfuqizimin e përkohshëm të patentave për prodhimin e vaksinës, vendet e BE nuk e përmendin në deklaratën e tyre. Një hap i tillë refuzohet nga Franca, Gjermania dhe Holanda- bëhet fjalë për shtimin e shpejtimin e prodhimit dhe jo për pasurinë intelektuale, është qëndrimi i këtyre vendeve.
Një goditje e rëndë për fushatën botërore të vaksinimit është pezullimi i përkohshëm i punës së koncernit të prodhimit të vaksinës "Serum Institute" në Indi, i cili furnizon Covax. Sipas qeverisë së Indisë, ky prodhues duhet të prodhojë përkohësisht vetëm për Indinë që ka nevojë të madhe për vaksina. Nuk dihet si do të zëvendësohen disa qindra milionë doza që ishin paraparë për Covax. DW
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58