Flash News

Bota

Mesazhi i parë që nga nisja e luftës, Putin shpall mobilizim të pjesshëm ushtarak: Perëndimi do të na shkatërrojë!

Mesazhi i parë që nga nisja e luftës, Putin shpall mobilizim

Vladimir Putin i është drejtuar popullit rus me një video-mesazh këtë mëngjes, për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. Ai u shpreh për mobilizim të pjesshëm ushtarak për të forcuar përpjekjet e luftës në Ukrainë.

“Rusia do të zbatojë një mobilizim të pjesshëm të qytetarëve të saj për të mbështetur më tej luftën në Ukrainë”, tha presidenti Vladimir Putin.

Mobilizimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, do të prekë rezervat e ushtrisë dhe ata që kishin shërbyer më parë në forcat e armatosura të Rusisë. Ai akuzoi Perëndimin se dëshiron të shkatërrojë Rusinë.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi. Ky nuk është një bllof. Integriteti territorial i atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris me të gjitha mjetet që kemi. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet të dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre", shtoi Putin.

Burimi: BBC

 

 

Të fundit