Flash News

Bota

Mesazhi i Zelenskyt për Krishtlindjen: Edhe në errësirë, do të buzëqeshim për një mrekulli

Mesazhi i Zelenskyt për Krishtlindjen: Edhe në errësirë, do

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të ngulmojë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet.

"Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë. Edhe në errësirë të plotë, ne do të gjejmë njëri-tjetrin për të përqafuar fort njëri-tjetrin. Dhe nëse nuk ka nxehtësi, ne do të përqafojmë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë për të ngrohur njëri-tjetrin. Ne do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur, si gjithmonë. Ekziston një ndryshim - ne nuk do të presim për një mrekulli, pasi ne po e krijojmë atë vetë", i ka thënë Zelensky popullit, raporton BBC.

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm. Më herët të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës.

Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën dhe u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak.

Duke e përshkruar Rusinë si një "vend terrorist", Zelensky akuzoi trupat ruse për "vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë".

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës.

Të fundit