All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Mësuesi në Itali humb jetën 10 ditë pas vaksinimit me me AstraZeneca

All - Paragraf - 1

Mësuesi në Itali humb jetën 10 ditë pas vaksinimit me me

Një mësues në Bologna të Italisë ka humbur jetën vetëm 10 ditë pas vaksinimit me AstraZeneca.  Giuseppe Morabito, zv / drejtori i shkollës së mesme “Veggetti” të Vergato nel Bolognese ka ndërruar jetë mbrëmë.

All - Paragraf - 3

Për këtë rast është hapur një dosje dhe pritet që nga hetimi të hidhet dritë nëse vdekja e mësuesit lidhet me vaksinën e AstraZeneca.

 “Ne do të hapim një dosje, do të bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme – shpjegon kryeprokurori, Giuseppe Amato për mediat në Itali  – “por nuk ka asnjë alarmim dhe asnjë të dyshuar për momentin. Ne do të konstatojmë se cilat janë shkaqet e vdekjes, atëherë ne do të nxjerrë të dhënat.”

“Ne do të konstatojmë se cilat janë shkaqet e vdekjes. Në orët e ardhshme ne do të dalim në një përfundim. Ne do të hetojmë, është puna jonë. Ne këmbëngulim që vaksinimet, nëse ka ndonjë , duhet të bëhen, në të vërtetë ato duhet t’u bëhen të gjithëve. Për momentin nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim," -  ka thënë përsërit prokurori Amato .

Thuajse gjysma e vendeve të BE-së ka bllokuar të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca për shkak të disa komplikacioneve që kjo vaksinë ka sjellë në disa persona.

Kujtojmë se ndërkohë në vendin tonë, dy ditë më parë ka arritur një sasi prej më shumë se 38 mijë dozash të vaksinës AstraZeneca, ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se këto doza vaksine janë të sigurta pasi kanë ardhur nga Suedia dhe jo importim i loteve problematike.

Të fundit