Flash News

Ditari i Opozitës

Meta firmos urdhrin për analizën e zgjedhjeve në Tiranë: Mbështetësit tanë nuk e shitën lirinë dhe karakterin

Meta firmos urdhrin për analizën e zgjedhjeve në Tiranë:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka firmosur urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë.

Sipas tij, ky proces do të shërbejë për të verifikuar në mënyrë të detajuar punën dhe rolin e çdo strukture dhe individi të angazhuar në proces.


Meta ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që, sipas tij, i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të asaj që ai e cilëson si “Narkoshtet”.

Ai thekson se përballë një makinerie kriminale shtetërore, mbështetësit e Partisë së Lirisë nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre.


“Cënimi i standardeve të zgjedhjeve, i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës ishte i rëndë,” deklaron Meta, duke shtuar se qëndresa dhe kurajoja e strukturave të Partisë së Lirisë do të vijojë në betejën për mbrojtjen e kauzave madhore.

Të fundit