Flash News

Bota

"Migrimi kërcënon identitetin kombëtar", Orban tregon pse Hungaria bllokoi buxhetin evropian

"Migrimi kërcënon identitetin kombëtar", Orban tregon

Kryeministri Viktor Orban tregoi pse Hungaria vendosi veton për miratimin e buxhetit evropian dhe fondin e rimëkëmbjes. Ai tha se vendimi u mor për shkak se në të kundërt kjo do ta detyronte atë të pranojë migrantë.

Sipas Orban, migrimi kërcënon identitetin kombëtar dhe evropian hungarez.

"Megjithëse Hungaria është angazhuar për bashkëpunim, pas ngjarjeve të fundit ajo nuk është më e prirur njëzëri për paketën e masave të miratuara në korrik mbi buxhetin evropian 2021-27, as për planin e rimëkëmbjes pas COVID-19 që mbështetet në këtë buxhet", thuhej në letër e cila u dërgua nga Kryeministri hungarez në Presidencën Gjermane të Bashkimit Evropian.

Të fundit