Flash News

Bota

Mijëra holandezë ngrihen në protestë kundër masave anti-covid: S'bëhet fjalë për virus, është për kontroll

Mijëra holandezë ngrihen në protestë kundër masave

Mijëra njerëz në Holandë kundërshtuan ndalimin e grumbullimeve dhe protestuan dje kundër masave anti-Covid të qeverisë, duke u mbledhur në një shesh qendror përpara se të marshonin drejt një parku në Amsterdam.

Një grup i vogël demonstruesish u përplasën me policinë, ndërsa oficerët po punonin për të shpërndarë turmën nga sheshi i Muzeut bazuar në një urdhër të kryebashkiakut të Amsterdamit, Femke Halsema.

Qeveria lokale e kishte shpallur të jashtëligjshme protestën, duke thënë se policia kishte indikacione se disa demonstrues mund të planifikonin të merrnin pjesë "të përgatitur për dhunë". Komuna më vonë lëshoi ​​një urdhër urgjent që njerëzit të largoheshin nga sheshi dhe policia "pastroi" zonën.

 Në pankaratat e qytetarëve shkruhej: "Më pak shtypje, më shumë kujdes", "Nuk bëhet fjalë për një virus, është për kontroll" dhe "Liri".

Pasi marshuan nëpër qytet, demonstruesit filluan të mblidheshin në një park perëndimor të Amsterdamit për një tubim të partisë populiste Forumi për Demokraci.

Normat e infektimit me koronavirus janë ulur gradualisht për javë të tëra në Holandë, e cila rivendosi masat e bllokimit në nëntor dhe i shtrëngoi ato më tej gjatë sezonit të festave.

Burimi: Euronews

Të fundit