Flash News

Bota

Çmimet e ushqimeve në botë bien për të pestin muaj radhazi

Çmimet e ushqimeve në botë bien për të pestin muaj

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të OKB-së ka rënë për të pestin muaj radhazi, në shenjë se një nga presionet kryesore që rrit koston e jetesës në mbarë botën mund të lehtësohet.

Indeksi ra në 138 në gusht dhe tani është më i ulët se sa ishte përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Vendet ishin të dy eksportuesit kryesorë të të korrave, duke përfshirë vajin e lulediellit, misrin dhe grurin, raporton BBC.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë thotë se marrëveshja e korrikut e mbështetur nga OKB për rihapjen e porteve të Ukrainës ka lehtësuar çmimet e drithërave dhe vajit vegjetal.

Kjo do të thotë që më shumë furnizime kanë qenë në gjendje të arrijnë tregjet ndërkombëtare.

Drithërat kanë qenë "motori kryesor" i rritjes së çmimeve të ushqimeve këtë vit, por zonja Collier shpjegoi se furnizimet tani po rriten sepse "të korrat duket pak më mirë, veçanërisht në Kanada, SHBA dhe Rusi". Të tre janë eksportuesit kryesorë të grurit.

Për kategoritë e tjera ushqimore, "lehtësimi i kufizimeve të eksportit ndihmoi në uljen e çmimeve të sheqerit dhe vajit, dhe kërkesa më e dobët për produkte të caktuara ndihmoi në uljen e çmimeve të mishit dhe të qumështit", shtoi zonja Collier.

Ulja e përkohshme e taksave të eksportit të Indonezisë për vajin e palmës ka bërë që prodhuesit e ushqimeve të kenë pasur më shumë opsione për vajrat bimore që përdorin në sasi të mëdha.

Të fundit