Flash News

Bota

Çmimi i naftës bie me 5 dollarë në bursë, niveli më i ulët i shënuar nga fillimi i luftës ruse

Çmimi i naftës bie me 5 dollarë në bursë, niveli

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar që para se Rusia të fillonte ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Të dhënat e ‘The Guardian’ nga bursat ndërkombëtare tregojnë se çmimi i naftës ka rënë me 5 doallrë duke arritur një nivel prej 92.78 dollarësh. Një rënie e tillë nuk ishte arritur që në muajin mars.

Çmimet e karburanteve arritën kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur shqetësimet për furnizimet nga Rusia arritën kulmin. Çmimi për fuçi ka mbetur në mbi 100 dollarë prej fillimit të luftës.

Në Shqipëri, Bordi i Transparencës vendosi çmimin e naftës 216 lekë/litri. Pavarësisht ndërhyrjes së bordit, i cili u ngrit me qëllim transparencën e çmimit të karburanteve në tregun vendas, nafta është tregtuar me çmim të lartë.

Reflektimi i çmimit të bursave në vendin tonë ka ecur me ritme të ngadalta.

Të fundit