Flash News

Bota

Çmimi Nobel i Paqes, kongresmeni amerikan propozon Donald Trump: Askush nuk e meriton më shumë!

Çmimi Nobel i Paqes, kongresmeni amerikan propozon Donald Trump: Askush

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi se për këtë vit janë regjistruar gjithsej 338 nominime për Çmimin Nobel të Paqes, duke përfshirë 244 individë dhe 94 organizata. Ky numër është ndjeshëm më i lartë se 286 nominimet e vitit të kaluar, megjithatë mbetet më i ulët se rekordi i vitit 2016, ku ishin nominuar 376 kandidatë.

Sipas statutit, emrat e kandidatëve për këtë çmim nuk bëhen publike deri 50 vjet pas ndarjes së çmimit. Megjithatë, ata që propozojnë kandidatë nuk janë të detyruar të mbajnë sekret identitetin e të nominuarit. Një nga propozimet më të fundit ka ardhur nga kongresmeni amerikan Darrell Aisha, i cili ka propozuar presidentin e SHBA, Donald Trump, për Çmimin Nobel të Paqes. Aisha ka theksuar se Trump meriton këtë çmim për përpjekjet e tij për paqe në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, mediat ukrainase raportojnë se deputeti ukrainas Oleksandr Mereshko ka propozuar Trumpin që nga nëntori i vitit të kaluar, për të tërhequr vëmendjen e tij pas fitores në zgjedhjet amerikane. Përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë përmendur si arsye për nominimin.

Propozime të tjera kanë ardhur për figura të njohura ndërkombëtare si Giselle Pélicot, një aktiviste për të drejtat e viktimave të përdhunimit, si dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Papa Françeskun.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Paqe iu dha organizatës japoneze Nihon Hidankyo, një lëvizje e të mbijetuarve të bombave atomike të Hiroshima dhe Nagasaki, e cila bën fushatë kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Të fundit