Flash News

Bota

Ministri britanik hedh poshtë pretendimet ruse: Ukraina s’po tenton të përshkallëzojë konfliktin

Ministri britanik hedh poshtë pretendimet ruse: Ukraina s’po tenton

Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë pretendimet e homologut të tij rus Sergei Shoigu se Ukraina po planifikonte të përshkallëzonte konfliktin me ndihmën e vendeve perëndimore.

Shoigu i bëri këto akuza në një telefonatë me Wallace, për të cilën ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se u mbajt me kërkesë të ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Wallace paralajmëroi Shoigu se "akuza të tilla nuk duhet të përdoren si pretekst për përshkallëzim më të madh", sipas ministrisë. Wallace "vuri re se të dy ministrat ishin profesionistë dhe të respektueshëm gjatë telefonatës së zhvilluar," thuhet më tej në deklaratë.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba mohoi pretendimet se vendi i tij do të përdorte armë me elemente kimike.

“Gënjeshtrat ruse për Ukrainën janë sa absurde aq edhe të rrezikshme. Së pari, Ukraina është një anëtare e përkushtuar e NPT-së (traktati i mospërhapjes bërthamore). Së dyti, rusët shpesh akuzojnë të tjerët për atë që planifikojnë vetë”, tha Kuleba.

Burimi: CNN

Të fundit