Flash News

Bota

Ministri francez zbardh detaje nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll: Nuk ka asnjë përparim

Ministri francez zbardh detaje nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll:

Franca nuk sheh asnjë shenjë përparimi në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se nuk kishte "asgjë të re" dhe "asnjë përparim" në atë që është diskutuar në negociatat në Stamboll.

Ai shtoi se “çështjet janë ende të njëjta” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “ende dëshiron të imponojë diktatin e tij ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm francez tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do që t'i jepen disa garanci sigurie vendit të tij dhe për momentin nuk ka asgjë të tillë në diskutim”.

“Ne duam një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, por, ndërkohë, ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës armë mbrojtëse, ligjore sepse kjo është e nevojshme, sepse ne duam që lufta të ndalet”,  tha Le Drian Amanpour.

 

Të fundit