Flash News

Bota

Ministri i Financave dha dorëheqjen, Liz Truss gjen pasuesin e mikut të saj

Ministri i Financave dha dorëheqjen, Liz Truss gjen pasuesin e mikut

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka shprehur keqardhjen për dorëheqjen që dorëzoi ministri i Financave Kwasi Kwëarteng.

Truss u shpreh e keqardhur që do të humbte Kwarteng teksa e cilësoi atë një mik të madh që ndajnë të njëjtat vizione, raporton The Guardian.

Ajo konfirmoi se i ka kërkuar Jeremy Hunt që ta zëvendësojë atë si kancelar të ri të Thesarit.

“Hunt është një nga ministrat dhe parlamentarët më me përvojë dhe më të respektuar të qeverisë. Ai ndan bindjet dhe ambiciet e mia për vendin tonë. Planin fiskal afatmesëm ai do ta dorëzojë në fund të këtij muaji. Ai do të shohë mbështetjen që ne po ofrojmë për të ndihmuar familjet dhe bizneset, duke përfshirë garancinë tonë të çmimit të energjisë”, u shpreh Truss.

Të fundit