Flash News

Bota

Ministri i Jashtëm Kuleba: Putin i paaftë të mposhtë ushtrinë ukrainase

Ministri i Jashtëm Kuleba: Putin i paaftë të mposhtë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se 1,582 civilë kanë vdekur në "Mariupolin e rrethuar" në 12 ditë.

Përmes një postim në Twitter, ai e përshkruan atë si "katastrofën më të keqe humanitare në planet". Kuleba vijon me postimine  tij teksa shkruan: “I paaftë për të mposhtur ushtrinë ukrainase, Putini bombardon të paarmatosurit, bllokon ndihmën humanitare."

"Ne kemi nevojë për avionë për të ndaluar krimet ruse të luftës!"

Kievi ka bërë disa kërkesa për një zonë ndalim-fluturimi. Ata janë refuzuar sepse vendet perëndimore hezitojnë të hyjnë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila ka armë bërthamore.

Ministri i Jashtëm Kuleba: Putin i paaftë të mposhtë

Mariupol tani është plotësisht i rrethuar, tha ministria ruse e mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve Tass. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për pengimin e qëllimshëm të civilëve që të dalin jashtë dhe ndalon hyrjen e autokolonave humanitare.

Ministri i Jashtëm Kuleba: Putin i paaftë të mposhtë

Të fundit