Flash News

Bota

Ministri i parë i Irlandës së Veriut jep dorëheqjen mes pakënaqësive pas Brexit

Ministri i parë i Irlandës së Veriut jep dorëheqjen mes

Ministri i Irlandës së Veriut, Paul Givan dha dorëheqjen të enjten mes pakënaqësisë sindikaliste me marrëveshjet doganore pas Brexit, të cilat ata thonë se kërcënojnë vendin.

Kjo e enjte "shënon fundin e asaj që ka qenë privilegji i jetës sime, duke shërbyer si Ministër i Parë i Irlandës së Veriut", tha Givan në një fjalim në Belfast.

Ai e mbajti detyrën për pak më shumë se gjysmë viti, pasi u emërua ministri i parë i vendit në qershor 2021.

Sindikalistët e DUP-së kanë kërcënuar për muaj të tërë se do të rrëzojnë qeverinë lokale për refuzimin e tyre të marrëveshjeve doganore pas Brexit -- të cilat ata e denoncojnë si një kufi në Detin Irlandez -- i njohur gjithashtu si Protokolli i Irlandës së Veriut.

Protokolli është një pjesë e marrëveshjes së Brexit-it, e krijuar për të parandaluar një kufi të fortë në ishullin irlandez.

Në vazhdën e këtij vendimi, ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Irlandën e Veriut, Brandon Lewis, tha se ishte "jashtëzakonisht i zhgënjyer" dhe i kërkoi DUP-së të rivendoste "menjëherë" ministrin e parë të Irlandës së Veriut.

Të mërkurën mbrëma, ministri i Bujqësisë i Irlandës së Veriut Edwin Poots urdhëroi departamentin e tij të ndalonte kontrollet shëndetësore për produktet ushqimore që mbërrinin në portet e Irlandës së Veriut në mesnatë -- një vendim i denoncuar nga republikanët e Sinn Fein dhe Dublini si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Brukseli u ankua për vendimin, i cili krijon "më shumë pasiguri dhe paparashikueshmëri për bizneset dhe qytetarët në Irlandën e Veriut".

 

 

 

Të fundit