Flash News

Bota

Ministri i sanksionuar rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar të Serbisë

Ministri i sanksionuar rus në Beograd: Moska e çmon politikën e

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë të premten gjatë një vizite në Beograd se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha Qeveria serbe në një komunikatë.

 

Reshtnikov u takua me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, në kryeqytetin serb dhe ata biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim.

 

Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.

 

Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian – pjesë e të cilit synon të bëhet – për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Të fundit