Flash News

Bota

Ministri i shëndetësisë në Slloveni tërhiqet në kulmin e pandemisë Covid-19, kush ishte arsyeja

Ministri i shëndetësisë në Slloveni tërhiqet në

Ministri slloven i Shëndetësisë Tomaz Gantar dha dorëheqjen nw kulmin e pasi partia e tij u largua nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë.

Kjo vjen si një goditje për kryeministrin Janez Jansa gjatë pandemisë COVID-19. Kryeministri tha se ai do të drejtojë përkohësisht ministrinë e shëndetësisë.

Partia e Gantar, Partia Demokratike e Pensionistëve, ose DESUS, njoftoi se po tërhiqej nga qeveria e koalicionit në protestë ndaj politikave populiste të kryeministrit.

Jansa është përballur me akuza për presion ndaj medias dhe frenimin e kritikave, por ai i ka mohuar akuzat, shkruan euronews.

Qeveria e Jansa u formua në mars pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, liberal të Sllovenisë, Marjan Sarec. Kryeministri është një aleat i ngushtë i Kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sllovenia ka raportuar një ngadalësim të lehtë të infeksioneve të reja të koronavirusit pas javëve të rritjes së numrit të rasteve. Autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim dhe masa të tjera për të frenuar përhapjen.

Të fundit