Flash News

Bota

Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do bombardojmë bazat amerikane

Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do bombardojmë

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh, paralajmëroi të mërkurën se Irani do të godasë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm kundër vendit.

“Nese Irani sulmohet, ai do të sulmojë bazat amerikane,” tha zyrtari ushtarak, sipas agjencisë lokale Mehr.

Ai shtoi se “të gjitha bazat amerikane dhe ato të vendeve të tjera në rajon që ndihmojnë SHBA-në në sulmet kundër tokës iraniane do të konsiderohen objektiva legjitime”.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se “përgjigja iraniane do të jetë e dhimbshme për armiqtë e saj” në rast të një sulmi ndaj vendit.

Të fundit