Flash News

Bota

Ministria britanike: Rusia po bën përparim të ngadaltë në Ukrainën lindore

Ministria britanike: Rusia po bën përparim të ngadaltë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka deklaruar se kapja e qytetit të Lyman, në veri të rajonit të Donetsk, nga forcat ruse mbështet "përpjekjet e tyre kryesore operacionale", e cila "me gjasë mbetet rrethimi i Severodonetsk".

Luftimet në rrugë ka të ngjarë të zhvillohen në periferi të Severodonetsk. Ministria britanike shton se progresi ka qenë i ngadalshëm, por zonat e marra po mbahen nga forcat ruse.

Duke qenë se qëllimi politik i Rusisë është të pushtojë territorin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, trupat e Kremlinit do të duhet të sfidojnë më tej objektivat e tyre operacionale përtej Severodonetsk, duke përfshirë qytetin kyç të Kramatorsk.

Të fundit