Flash News

Bota

Ministria e Brendshme ukrainase: Rusia dështoi në përmbajtjen e marrëveshjeve për armëpushim

Ministria e Brendshme ukrainase: Rusia dështoi në përmbajtjen e

Rusia ra dakord mbrëmë vonë të respektojë një armëpushim të përkohshëm në gjashtë rajone të Ukrainës për të lejuar evakuimin e civilëve.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko thotë se Moska "ka dështuar kryesisht" për t'iu përmbajtur këtyre marrëveshjeve. Evakuimet ishin të suksesshme në qytetin verilindor të Sumy dhe në Enerhodar, por nuk ishin të mundura në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Denysenko tha se ata ishin vetëm pjesërisht të suksesshëm në rajonin e Kievit. Shpresohej se evakuimet do të ishin të mundshme nga qytetet Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin dhe Hostomel. Sulmet kanë vazhduar në qytetin port jugor të Mariupolit, ku një spital u shkatërrua nga disa sulme ruse pak më parë.

Ndërkohë, kryebashkiaku Ihor Terekhov ka paralajmëruar se forcat ruse duket se po rigrupohen pranë Kharkiv. Ai e cilësoi situatën shumë të tensionuar. Mësohet se sulmet e forta kanë vazhduar edhe sot në qytet.

Të fundit