Flash News

Bota

Ministria e Mbrojtjes dhe banka e Ukrainës goditen nga një sulm kibernetik

Ministria e Mbrojtjes dhe banka e Ukrainës goditen nga një sulm

Një sulm kibernetik goditi faqen e internetit të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe një prej bankave tregtare më të mëdha të vendit të martën, sipas deklaratave të agjencive qeveritare të Ukrainës, raporton CNN.

Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, por ajo vjen pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Një sulm i ngjashëm kibernetik goditi faqet e internetit të qeverisë ukrainase muajin e kaluar. Zyrtarët ukrainas sugjeruan përfshirjen ruse dhe bjelloruse, por hetuesit nuk i kanë fajësuar zyrtarisht këto vende për sulmin kibernetik.

 

Të fundit