Flash News

Bota

Ministria Mbrojtëse e Rusisë: Goditëm Lviv-in me raketa lundrimi

Ministria Mbrojtëse e Rusisë: Goditëm Lviv-in me raketa lundrimi

Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa lundrimi me precizion të lartë, ka thënë sot ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të publikuar në Facebook.

Forcat e Putinit goditën një depo karburanti që përdorej nga forcat ukrainase pranë Lviv me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe përdorën raketa lundrimi për të goditur një fabrikë në qytet që përdorej për riparimin e sistemeve anti-ajrore, stacionet e radarëve dhe pamjet për tanke, tha ministria.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë aksionet sulmuese si pjesë e operacionit special ushtarak”, tha ministria në një deklaratë.

Ai shtoi se Rusia përdori raketa me rreze të gjatë me bazë deti për të shkatërruar një arsenal të raketave S-300 dhe sisteme raketore anti-ajrore BUK pranë Kievit. Forcat ruse shkatërruan gjithashtu një numër dronësh, thuhet në komunikimin zyrtar të MB së Rusisë.

Të fundit