Flash News

Bota

Miratimi i Pfizer para Krishtlindjeve, Von der Leyen: Europianët e parë do vaksinohen para fundit të 2020

Miratimi i Pfizer para Krishtlindjeve, Von der Leyen: Europianët e

Agjencia Europiane e Barnave po përshpejton punimet për të miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech para Krishtlindjeve, ose javën që vjen.

Takimi ishte lënë paraprakisht për më 29 dhjetor, duke shuar shpresat për një vaksinë para përfundimit të 2020, por duket se nisja e vaksinimit në Britani, SHBA e Kanada ka bërë që edhe BE të nxitojë.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian  shprehet se lajmi i EMA është shumë i mirëpritur dhe duket se europianët e parë, më gjasa do të vaksinohen para fundit të 2020.

 ‘’Çdo ditë ka rëndësi – ne punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar vaksina COVID19 që janë të sigurta dhe efektive.

E mirëpres lajmin nga EMA  duke sjellë përpara takimin e saj për të diskutuar vaksinën Pfizer/ BioNTech, përpara Krishtlindjeve. Ka të ngjarë që evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020", shkruan Von der Leyen në Twitter.

Miratimi i Pfizer para Krishtlindjeve, Von der Leyen: Europianët e

Të fundit