Flash News

Bota

Miratohet për përdorim vaksina e Oxford-it dhe AstraZeneca-s

Miratohet për përdorim vaksina e Oxford-it dhe AstraZeneca-s
Foto Ilustruese

Vaksina anti-Covid, e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit, është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo shënon një pikë të madhe kthese, që do të çojë në zgjerimin e fushatës së imunizimit, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.

Duke nisur nga data 8 dhjetor, mbi 600,000 njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Të fundit