Flash News

Bota

Monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të njihet si Mbreti Charles III

Monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të njihet si Mbreti

Djali i mbretëreshës Elizabeth, Charles, do të sundojë me emrin Mbreti Charles III. Tashmë ky fakt është konfirmuar, shkruan BBC.

Pas vdekjes së Mbretëreshës në moshën 96 vjeçare djali i madh Charles, është tani Mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Mbreti Charles III pritet të mbajë një fjalim nesër, tha një zëdhënës mbretëror për CNN.

Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshimit, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.

Një epokë që filloi në 1952 - e njohur nga disa si epoka e re elizabetiane – sot ka përfunduar.

Të fundit